Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese lajmi për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova

12:03 | 25 Korrik 2021
Arbresh.info

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të një autobusi me udhëtarë nga Kosova.

Rama në Twitter thotë se kjo ngjarje është pikëlluese.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama, përcjell Telegrafi.

Një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës afër Slavonski Brod ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë.

Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme