Google ADS

Një person njoftoi Policinë se ka kultivuar bimë narkotike

09:36 | 25 Korrik 2021
Arbresh.info

Një person ka njoftuar Policinë se kultivon bimë narkotike në Prishtinë.

Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, pas njoftimit të këtij të fundit njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konfiskuar substancat e dyshimta.

Raporti:

“Prishtinë, 24.07.2021-10:00. I dyshuar mashkull kosovar ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike. Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike të llojit kanabis me gjatësi -5-90cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme