Google ADS

Qitësja Manuela Delilaj renditet e 37-ta

09:07 | 25 Korrik 2021
KRG

Ka përfunduar garimin e saj ne Lojërat Olimpike Tokio 2020 edhe qitësja e Shqipërisë, Manuela Delilaj.

Sportistja olimpike garoi në qitje 10 metra pistoletë me ajër në baterinë e parë.

Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportiste pjesëmarrëse në këtë disiplinë.

Gara e saj e radhës do të jetë më 29 korrik në 25m pistoletë precizion.

Ndryshe, Komiteti Olimpike Shqiptar ka postuar në Facebook qtësen, Manuela Delilaj.

Postimi:

Për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike, garën nuk ia doli ta vazhdonte as xhudisti Indrit Çullhaj, që u larguar nga organizimi me lëndim jo serioz. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme