Është i gatshëm të përballet me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës.
Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti, po angazhohet drejtpërdrejtë për të sjellë dritë për fatin e babait të tij dhe të gjithë personave që Serbia i mori dhunshëm.
“Për mua, dhe mendoj që për të gjithë qytetarët e Kosovës, interesi primar, kryesor, është zbardhja e fatit të personave të zhdukur, pas parasysh edhe përvojën profesionale, mendoj dhe jam i bindur që në aspektin emocional mund ta tejkalojë, dhe aspektin emocional mund ta kem si ndihmesë time në mënyrë që të mund të jem ballëhapur sepse unë jam ballëhapur para palës serbe. Neve jemi viktima, ata janë agresori në këtë rast, dhe të kërkojmë drejtësinë për 1632 personat e zhdukur.”, u shpreh Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur.
Detyrat e ngarkuara nuk i sheh si vend pune, por obligim moral për plagën e rëndë që mbart Kosova dhe familjarët e të zhdukurve prej 22 viteve. Një kërkesë pati edhe për faktorin ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë për hapjen e arkivave të luftës.
“Neve kemi nevojë shumë për përkrahjen dhe trysninë e faktorit ndërkombëtar. Në këtë rast, adresa e vetme për personat e zhdukur me forcë është Serbia.”
Një porosi pati edhe për delegacionin e qeverisë që dialogon me Serbinë në Bruksel.
“Çështja e të zhdukurve në dialogun Kosovë-Serbi jo vetëm të jetë prioritet, por të jetë kusht për përfundimin e një marrëveshje Kosovë-Serbi. Nuk konsideroj dhe nuk besoj që duhet të ndodh marrëveshja finale e Kosovës me Serbinë pa zgjidhur fatin e personave të zhdukur në Kosovë.”, ka thënë Hoti për A2CNN.
Disa ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi Andin Hotin kryesues të Komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur dhe kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...