Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me koronavirus

22:18 | 24 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Sipas situatës së fundit, Maqedonia po i afrohet 300 rasteve aktive me koronavirus. Aktualisht janë 292 aktivë në nivelin shtetëror.

Më shumë raste aktive ka në Shkup-104, pason Tetova me 93, Kumanova me 29, ndërsa Gostivari ka 21 raste aktive me coronavirus.

Në rreth njëzet qytete nuk ka asnjë rast aktive me coronavirus.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.054, numri i pacientëve të shëruar është 150.273, numri i vdekjeve është 5.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 292.

Të ngjashme