Ole Gunnar Solskjaer ka nënshkruar një kontratë të re në Manchester Unitedit, e cila e mban atë në klub deri në vitin 2024, me opsionin për një vit tjetër.
Norvegjezi zëvendësoi Jose Mourinhon kur u shkarkua në vitin 2018 dhe i kishte mbetur edhe një vit nga marrëveshja e tij aktuale.
Por, tani ai ka hedhur lapsin mbi letër në një kontratë të re, me kushte të përmirësuara, pasi udhëhoqi Unitedin drejt vendit të dytë në Ligën Premier dhe në finalen e Ligës së Evropës.
Drejtuesit shpresojnë që norvegjezi të rikthejë ekipin drejt fitimit të trofeve dhe për këtë i kanë ofruar rinovim kontratë për tri vite, plus një shtesë.
“E kaluara. E tashmja jonë, e ardhmja jonë. Jemi të kënaqur të njoftojmë se Ole ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin!”
“Ole Gunnar Solskjaer ka nënshkruar një kontratë të re në Manchester United që do ta shohë atë në klub të paktën deri në vitin 2024, me një mundësi për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Our past. Our present. ??? ??????.
✍?? We are delighted to announce that Ole has signed a new deal with the club! #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 24, 2021
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...