Komuna e Skenderajt ka ndarë sot bursa për 164 studentë të kësaj komune.
Studentët kanë nënshkruar sot kontratat e bursës komunale në vlerë prej 300 eurosh, kurse ditët në vijim do të ndahen edhe disa bursa nga përkrahja e donatorëve.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, theksoi që si qeverisje komunale i kanë dhënë prioritet përkrahjes së rinisë, duke krijuar kushte më të mira të arsimit, zhvillimit të aktiviteteve sportive, kulturore dhe rekreative si dhe duke i mbështetur të rinjtë në jetësimin e ideve të tyre kreative përmes përkrahjes me grante për start-up dhe zgjerim të bizneseve.
Jashari tha se vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal do të ndahen 250,000.00 dollarë për të rinjtë e komunës.
“Përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve tonë do të krijojmë vende të reja të punës dhe përgatitje të të rinjve me trajnime të ndryshme”.
Ai porositi të rinjtë që të tregojnë patriotizëm duke respektuar ligjin, si dhe duke u kujdesur për shtetin për shkollën, për sallat sportive, për hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...