Google ADS

Të hënën mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

17:00 | 23 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën do të zhvillojë mbledhjen e radhës.

  • Vendi: Salla C 301
  • Koha: 14:00

 Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19 dhe 21 korrik 2021:
  3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  4. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),
  5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,
  7. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
  8. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
  9. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
  10. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 korrik 2021:

Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

  1. Përgatitjet për Seancë plenare:
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.
  6. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

 

 

 

 

Të ngjashme