Nesër zbulohet pllaka përkujtimore e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës

16:24 | 23 Korrik 2021
L G

Për të nderuar zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare, Policia e Kosovës nesër (e shtunë), do të mbajë një ceremoni në të cilën do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore të atyre që ranë në detyrë.

Sipas njoftimit të policisë, ceremonia do të mbahet nga ora 10:00 dhe pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës, shkruan arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”.
Në zbulimin e pllakës përkujtimore e cila do të mbahet me 26 korrik 2021, pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit).
Agjenda: (datë 26.07.2021)
Pjesëmarrja e personaliteteve të ftuara dhe mediave; 10:00 – Hapja e ceremonisë,
10:05 – Parakalimi i gardës dhe njësiteve policore, 10:15 – Zbulimi i pllakës përkujtimore,
10:20 – Fjalimet, 10:45 – Vendosja e kurorave, 11:00 – Përfundimi.
Pjesëmarrja e qytetarëve dhe mediave;
12:00 – Porta e hapur ( vizitë e qytetarëve),
15:00 – Përfundimi i vizitës së qytetarëve.
Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19, si dhe qytetarët që shprehin dëshirë për vizitë, ku koha e caktuar për qytetarë sipas agjendës do të jetë (ora 12:00-15:00).

Të ngjashme