Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetlan Stoev thotë se dialogu mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë në të ardhmen, në mënyrë që të realizohet qëllimi i përbashkët që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.
Stoev theksoi se në takim me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut në Forumin në Dubrovnik, zv.ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Rumen Aleksandrov ka propozuar që bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë dhe të mos humbet kohë në dialogun bilateral.
“Aleksandarov për momentin është në Slloveni, nga ku është edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov, dhe nëse ai kërkon, do të mund të bisedojë me kolegun e tij bullgar. Emocionet janë pengesë, duhet të ndërtohet politikë pragmatike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë”, potencoi Stoev.
Ai theksoi se ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut është një nga zgjidhjet e problemeve me pjestarët e bashkësisë bullgare në Maqedoni.
“Ne e trajtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet sovran, me respekt, por vendi, sipas tij, duhet ta shohë realitetin./Telegrafi/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...