Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në ‘Facebook’ iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare që të vaksionohen kundër Covid-19.
Ai ka thënë se pas përkushtimit të madh është arritur që të vihet nën kontroll pandemia dhe të ulet dukshëm numri i rasteve në vendin tonë, shkruan portali arbresh.info
Mirëpo ai ka thënë se tash rrezikohemi nga përhapja e variantit “Delta”, dhe se për këtë duhet të kemi mbrojtje duke u vaksinuar të gjithë masivisht.
“Vaksinat i kemi siguruar. Ato janë të sigurta. Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave, pra Pfizer dhe Astrazeneca. Tani mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç dhe mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin”, ka shkruar Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Kur e pranuam detyrën, katër muaj më parë, situatën e pandemisë e gjetëm shumë më të rënduar sesa ajo që e lamë më 3 qershor të vitit 2020. Deri atëherë, sipas të dhënave të IKShPK-së, në total ishin 1.142 raste të të infektuarve dhe fatkeqësisht 30 të vdekur.
Më 23 mars 2021, rreth 8 muaj pas, të dhënat tregonin për 83.717 raste në total të të infektuarve dhe 1.786 vdekje, kurse vetëm atë ditë kishte 781 raste të reja të infektimit dhe 17 vdekje.
Ditën e betimit në Kuvend u zotuam se menaxhimi i pandemisë do të jetë prioritet i qeverisë sonë, për të ndalur trendin në rritje të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19 dhe për të siguruar sa më shpejtë vaksinat kundër virusit.
Pas përpjekjeve të përbashkëta, sot në Republikën tonë janë vetëm 126 raste aktive nga 12.808 sosh sa ishin në ditën e parë të punës sonë. Pra, pandemia është vënë nën kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm. Por, tani rrezikohemi nga përhapja e variantit “Delta” të virusit. Përballë tij mburoja për secilin prej nesh është vaksina, kurse për të gjithë së bashku vaksinimi masiv.
Vaksinat i kemi siguruar. Ato janë të sigurta. Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave, pra Pfizer dhe Astrazeneca. Tani mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç dhe mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin.
Të dashur qytetarë,
Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja.
Me kujtimin për të dashurit që humbëm nga pandemia, të kujdesemi për veten dhe njerëzit tonë të afërm duke u vaksinuar. Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim! /arbresh.info/
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...