Google ADS

Ledina Çelo po i ‘tronditë’ rrjetet me fotot e fundit nga pushimet

11:31 | 23 Korrik 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo me familjen e saj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion, për të kaluar pushimet e tyre të verës, shkruan portali arbresh.info

Ledina është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat trupore.

Në një prej imazheve të publikuara, ajo është shfaqur e shtrirë në diell, teksa ka ekspozuar të pasmet e saj atraktive.

“Një ditë vërtetë e nxehtë”, shkroi në përshkrimin e fotografive.

Sa i përket jetës personale, Ledina është nënë e dy fëmijëve, dhe prej vitesh jeton me familjen në Fulda të Gjermanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme