Lidhja e Historianëve të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, përkujtojnë 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze.
Në pranverën e vitit 1921 në Bjeshkët e Isniqit u masakruan 48 barinj, dhe ju plaçkitën e tërë bagëtia.
Në mars të po të njëjtit vit u vranë, u dogjën dhe u masakruan 15 burra, gra e fëmijë, i dogjën shtëpitë dhe i plaçkitën gjithçka.
Më 23 korrik u vranë në Bjeshkët e Milishevcit dhe Pleçës 33 blegtorë isniqas dhe pesë nga fshatrat tjera.
Në Bjeshkën e Milishevcit gjendet pllaka përkujtimore e këtyre martirëve, të cilët u vranë në mbrojtje të pronës dhe pragut të tyre./arbresh.info/
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...