Austri, rreth 2.000 krime të urrejtjes për 6 muaj

01:05 | 23 Korrik 2021
A. B.

Sipas raportit të Krimit të Urrejtjes të përgatitur nga Ministria e Brendshme e Austrisë, në periudhën mes nëntorit 2020 dhe prillit 2021 në vend janë kryer 1.936 krime të urrejtjes.

Raporti i përgatitur për herë të parë nga Ministria e Brendshme austriake u publikua për publikun.

Thuhet se për punimin në fjalë policia ka kaluar një stërvitje 2-vjeçare ndërsa edhe akademikët kanë kontribuar në përgatitjen e raportit.

Sipas raportit mes nëntorit 2020 dhe prillit 2021 në vend janë kryer 1.936 krime të urrejtjes, duke tërhequr vëmendjen se pjesa më e madhe e autorëve të këtyre krimeve janë të rinjtë austriakë.

Në raport theksohet se viktimat kryesisht janë të ekspozuar ndaj krimeve të urrejtjes për shkak të origjinës së tyre etnike, botëkuptimit dhe ngjyrës së lëkurës ndërsa është vërejtur rritje serioze në propagandën anti-muslimane, antisemite dhe naziste.

Më tej thuhet se krimi i urrejtjes, për çfarëdo arsye, nuk ka vend në shoqëritë demokratike, duke shtuar se krimi i urrejtjes është një situatë serioze dhe se forcat e sigurisë kujdesen për të dhe bëjnë përpjekje për të kapur kriminelët.

Ndër të tjerat thuhet se raporti ende nuk është plotësuar dhe me plotësimin e tij do të kuptohet më mirë fenomeni i krimit të urrejtjes në Austri.//AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme