Dhurata dhe Noizy publikojnë këngën e re “Mi Amor”

01:39 | 23 Korrik 2021
A. B.

Bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Noizy ka kohë që po pritej nga fansat e dyshes.

Kënga e tyre “Mi Amor” tani sapo është lansuar edhe me videoklip, shkruan portali arbresh.info

Jugglerz dhe Panda Music qëndrojnë prapa realizimit muzikor që është shkruar me tekst nga Dhurata dhe Noizy.

Fux Cartel e ka bërë miksimin, Master Plus masterizimin dhe Jugglerz ‘beat-in’. Videoklipi u punua nga produksioni Entermedia.

Përndryshe, të dy po i shijojnë projektet e tyre muzikore të cilat kanë qenë bashkëpunime dhe kanë rezultuar të jenë të suksesshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme