Google ADS

Në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër do të zhvillohen dy ndeshje revyale

22:55 | 22 Korrik 2021
L G

Për nder të inaugurimit të shtatores së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, nesër në stadiumin që mban emrin e tij do të zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, shkruan arbresh.info.

Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se nesër (23 korrik, 2021) pas inaugurimit të shtatores së Fadil Vokrrit, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të ditëlindjes së Legjendës.
Në ndeshjen e parë e cila fillon në orën 19:00 do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Vokrri, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

Të ngjashme