Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

22:54 | 22 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, sot ka realizuar takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për ta brifuar për Urdhrin ekzekutiv të presidentit, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor.

Ajo në “Twiter” njoftoi se, kreun e OBRM-PDUKM-së e ka njoftuar për Urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Urdhri ekzekutiv pasqyron përkushtimin e administratës së Biden ndaj luftës së korrupsionit dhe përforcimit të institucioneve demokratike, që janë prioritet të rëndësishme dhe duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që vendi të mund të anëtarësohet në BE dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve”, theksoi Byrnes.

Ndryshe, Urdhri ekzekutiv që e nënshkroi presidenti Biden zgjeroi përfshirjen e masave të jashtëzakonshme në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe përfshin ngrirje të pronave dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit, punojnë kundër zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe rrezikojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal./

Të ngjashme