Vetëvendosje thotë se nuk ka gisht në sulmin me vezë ndaj kandidatit për kryetar të Prishtinës

21:56 | 22 Korrik 2021
L G

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë, ka mohuar se ka gisht në sulmin me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në një tubim në Lagjen “Kodra e Trimave”.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje ka reaguar duke u distancuar nga kjo ngjarje, ani pse persona të cilët hodhën vezë në drejtim të Ramës brohoritën “Vetëvendosje”, shkruan arbresh.info.

“Sapo u njoftuam nga mediat se disa persona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagim.

Rama u sulmua me vezë derisa ishte në një aktivitet në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet./arbresh.info/

Reagimi i plotë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme