Nënsekretarja për Sport, Valentina Vezzali konfirmon se ajo ka kërkuar 75 për qind të kapacitetit për stadiume të hapura një muaj para se të fillojë sezoni i Serie A.
Pandemia COVID-19 goditi Italinë përpara çdo kombi tjetër jashtë Azisë, me rastin e parë në shkurt 2020 dhe situata vetëm tani po vihet nën kontroll.
“Unë kam kërkuar 75 për qind kapacitet për stadiume të hapura dhe 50 për qind për arena të mbyllura sportive në zonën e bardhë”.
“Në zonën e verdhë, unë kërkova të rritja kufirin e tanishëm maksimal prej 1.000 njerëz në ambiente të hapura dhe 500 në hapësira të mbyllura”, ka shkruar Vezzali në Twitter.
Capienza del 75% per gli impianti sportivi all’aperto e del 50% per quelli al chiuso in zona bianca e, in zona gialla, aumentare gli attuali limiti massimi di 1000 persone all’aperto e 500 al chiuso. È questo ciò che ho chiesto alla cabina di regia prima di partire per @Tokyo2020
— Valentina Vezzali (@VVezzali) July 22, 2021
Sezoni i Serie A do të fillojë në 21 gusht, por asnjë klub nuk ka hedhur në shitje bileta sezonale, pasi ende nuk është e qartë se sa do të jetë kapaciteti – nëse vërtet do të këtë tifozë.
Roma priti disa ndeshje të UEFA EURO 2020 me kapacitet 25 për qind, duke përfshirë ndeshjet e Italisë kundër Turqisë, që ishte ceremonia hapëse e turneut./telegrafi
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos