Për shkak të sulmit të tmerrshëm terrorist në Paris, grupi i hakerëve Anonymous javën e kaluar i shpalli luftë grupit të militantëve të Shtetit Islamik që qëndrojnë prapa këtij sulmi.
Derisa Franca, Rusia dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara janë duke bombarduar ISIS-in nga qielli, anëtarët e grupit Anonymous nga e gjithë bota janë duke kryer sulmin e tyre kibernetik të quajtur #OpParis kundër organizatës terroriste, transmeton arbresh.info.
Anonymous ka pretenduar që ka rrëzuar edhe 20.000 llogari në lidhje me ISIS-in në Twitter si hakmarrje për sulmin vdekjeprurës më 13 nëntor.
Grupi ka ofruar edhe një listë të të gjitha llogarive në Twitter që janë sulmuar nga ata. Ndërkohë, të enjten hakerët pretenduan që me sukses rrëzuan edhe 5.500 llogari të tjera të ISIS-it.
“Përshëndetje qytetarë të botës. Ne jemi Anonymous. Është koha për të kuptuar që rrjetet sociale janë një platformë solide për të komunikuar ISIS-i duke neutralizuar ideat e tyre terroriste kundër të rinjve. Megjithatë, në të njëjtën kohë, mediat sociale kanë vërtetuar që janë një armë e avancuar. Ne duhet gjithsesi të punojmë së bashku dhe të përdorim rrjetet sociale për të eliminuar llogaritë që përdoren nga terroristët”, tha një zëdhënës i maskuar me Guy Fawkes në një video të postuar nga Anonymous, transmeton arbresh.info.
Në të kaluarën, hakerët dhe organizatat në lidhje me Anonymous kanë rrëzuar shumë uebfaqe që supozohej se i përkisnin ISIS-it./arbresh.info
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...