Ylli belg ka dështuar ta gjejë veten në Real Madrid dhe mund të rikthehet në Londër, ku e kishte arritur kulmin e karrierës
Chelsea po mendon ta bëjë një goditje të befasishme në afatin kalimtar të verës. Mediumi spanjoll “AS” raporton se “Blues” po e mendojnë rikthimin sensacional të Eden Hazardit në Londër.
Ylli belg dështoi ta tregonte veten në Real Madrid, ku e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme, ndërsa nuk i mungoi as mbipesha. Përfaqësuesi belg i ka ruajtur raportet e mira me disa prej ish-bashkëlojtarëve.
Prandaj, ai mund të ndihet përsëri në shtëpi nëse rikthehet në “Stamford Bridge”. Natyrisht, për t’u rikthyer tek kampioni aktual evropian, Hazardit i duhet të pranojë rrogë më të ulët. Edhe “Los Blancos” do të ishin të kënaqur nëse e shesin futbollistin e tyre të padobishëm deri tash. /Gazeta Express/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan