Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çmuar se një votë e marrë në zgjedhje ka vlerën e 85 lekëve. Çdo parti apo subjekt politik që ka kandiduar në zgjedhje dhe ka fituar vota, secila prej tyre përkthehet në 85 lekë.
Komisioneri Ilirian Celibashi, shqyrtoi dhe miratoi sot projektvendimin “Për përcaktimin e vlerës në parà të një vote të vlefshme, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021”.
Përcaktimi i vlerës së një vote të vlefshme bëhet brenda 10 ditëve nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar në shkallë vendi, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar nga Buxheti i Shtetit, me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi.
Për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, vlera në para e një vote të vlefshme është 85 lekë. /noa.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...