Shkon në 33 numri i viktimave nga përmbytjet në Kinë

14:02 | 22 Korrik 2021
A. B.

Numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Kinë është rritur në 33 ndërsa 8 të tjerë ende janë të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqja lokale e emergjencave në provincën qendrore Henan sot tha se gjithsej 376 mijë njerëz janë transferuar në vende më të sigurta, njoftoi e përditshmja kineze “Global Times”.

Autoritetet theksuan se zona e prekur e të korrave është rreth 215 mijë hektarë ndërsa shkaktoi humbje ekonomike prej rreth 1.22 miliardë juan (188 milionë dollarë).

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në kryeqytetin e Henan-it, Zhengzhou që nga fundjava e kaluar.

Më shumë se 1.2 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Reshjet e shiut bënë që lumenjtë të shpërthenin dhe të përmbytnin rrugët në disa qytete të rajonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme