Manchester City thuhet se po konsideron një lëvizje tronditëse për sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, në kërkimin e tyre për zëvendësimin e Sergio Agueros të larguar.
‘Qytetarët’ janë të etur për të sjellë një sulmues të ri para se afati i transferimit të mbyllet brenda gjashtë javësh pasi i dhanë lamtumirën golashënuesit rekord të klubit, Agueros, i cili kaloi si lojtar i lirë te Barcelona.
Erling Braut Haaland dhe Harry Kane kanë qenë të lidhur fortë me Cityn, por drejtuesit e Cityt hezitojnë të paguajnë çmimet e kërkuara nga Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspur.
Sipas mediumit italian Calciomercato, kampionët e Ligës Premier tani po shikojnë një lëvizje për Ronaldon, i cili më parë ka kaluar gjashtë vjet me rivalët e hidhur, Manchester Unitedin.
Ronaldo ka kaluar tre sezonet e fundit me Juventusin, duke shënuar 101 gola në 133 paraqitje dhe duke dhuruar 22 asistime.
Reprezentuesi portugez është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Bianconerët besohet të jenë të hapur për oferta për superyllin e tyre.
United dhe Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se janë në garë për të nënshkruar me Ronaldon nëse ai me të vërtetë largohet nga Allianz Stadium këtë verë. /Telegrafi/
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...