Prishtina me spektakël dhe dominim e ka mposhtur CQ Nomad’s nga Uellsi me rezultat 4-1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Të besuarit e Zekerija Ramadanit ishin në formë të lartë në këtë takim, duke krijuar shumë raste shënimi dhe në fund e gjetën rrjetën katër herë me Oto John (2), Endrit Krasniqin (1) dhe Leotrim Bekteshin (1).
Por në këtë ndeshje kishte arsye edhe për pak mërzitje, pasi që Leotrim Kryeziu u lëndua në pjesën e parë dhe u desh të zëvendësohet.
Në pjesën e dytë lëndim pësoi edhe Mendurim Hoti që bëri një ndeshje shumë të mirë.
Kohëzgjatja e mungesës e kësaj dyshe nuk dihet, ndërsa jashtë për arsye të njëjta mbesin edhe Sabjen Lilaj dhe Qëndrim Zyba
Katër lojtarë formacioni që do të jenë mungesë e madhe për ndeshjen kthyese, pasi ka pak gjasa që të rikuperohen. /Gazeta Olle/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...