Google ADS

Lojtarët e Barcelonës dhe Real Madrid pësojnë lëndime të rënda në Lojërat Olimpike

11:39 | 22 Korrik 2021
KRG

Spanja ka zhvilluar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpikë kundër Egjiptit.

Për fat të keq 2 lojtarët spanjoll kanë pësuar lëndime të rënda, andaj klubet e tyre, Real Madrid dhe Bracelona, janë të shqetësuar për gjendjen e tyre.

Ceballos i cili është lojtar i “Los Blancos”, a pësuar një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës së majtë ku është detyruar të largohet nga fusha.

Kurse Mingueza pësoi një lëndim muskulor dhe është detyruar të liroj fushën e gjelbër në minutën e 20-të.

Kohëzgjatja e tyre jashtë fushës së gjelbër për shkak të rikuperimit  nga lëndimet nuk është bërë e zyrtare, por sipas mediave spanjolle  do të mungojnë afërsisht 2-3 muaj.

Ndeshja  ka përfunduar 0-0 e cila është mbajtur në  stadiumin “Sapporo” në Tokio./arbresh.info/

Të ngjashme