Meksika dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të kufizojnë kalimet në kufirin e tyre të përbashkët deri më 21 gusht, për të frenuar përhapjen e COVID-19, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Meksikës.
“Qeveria e SHBA-së na ka informuar vendimin për të zgjatur mbylljen e pjesshme të kufirit edhe për një muaj tjetër”, shkroi Ministria e Jashtme në Twitter.
Kufizimet e trafikut tokësor midis dy vendeve u vunë në zbatim më 21 mars 2020, në mënyrë që të frenohej përhapja e COVID-19.
Që nga ajo kohë, të dyja vendet e kanë mbajtur kufirin të mbyllur për turistët ose vizitorët rastësorë, raporton ATSh.
Megjithatë është i autorizuar kalimi i mallrave, si edhe lëvizja e punëtorëve ose studentëve.
Qeveria meksikane planifikon të përfundojë vaksinimin e popullsisë së komunave të saj në kufi me SHBA-në, me synimin për të rihapur kufirin e saj verior.
Meksika, me një popullsi prej 126 milionë banorësh, e nisi programin e saj të vaksinimit për të gjithë të rriturit në zonën kufitare më 17 qershor, me doza të vaksinës Johnson & Johnson të ofruara nga qeveria e SHBA-së.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë