Data e zgjedhjeve nuk është temë për të cilën do të flasim në tregun e gjelbër, është temë e përcaktuar me Kushtetutë dhe ne duhet të ndalojmë praktikën e shkeljes së Kushtetutës, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski gjatë takimit të sotëm me qytetarë
“Si përcaktohet në të, kështu që ne duhet të sillemi dhe duhet ta zbatojmë. Nëse Kushtetuta thotë se mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave është 4 vjet, atëherë pas 4 vitesh duhet të kemi raundin e parë të zgjedhjeve të kryetarëve dhe këshilltarëve. Kjo nuk duhet të jetë temë e politikës ditore. Siç është në Kushtetutë, unë i bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që të thërrasë zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën”, tha Mickoski.
Deklarata e Mickovskit pason deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev, i cili dje tha se do të kërkonte pëlqimin e partive të tjera për të mbajtur zgjedhjet lokale më 31 tetor.
Mickoski mohon që në takimin e liderëve me Zaevin në Klubin e Parlamentarëve, nuk është përmendur ndonjë datë e mundshme për zgjedhjet lokale.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...