Mbi 4,300 njerëz kanë ndërruar jetë nga sëmundja vdekjeprurëse e “kërpudhave të zeza” në Indi, në një epidemi në rritje që prek kryesisht personat me COVID-19.
Sipas BBC, India ka raportuar më shumë se 45 mijë raste të këtj infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya.
Sëmundja ndikon në hundë, sy dhe ndonjëherë në tru dhe zakonisht godet 12-18 ditë pas shërimit nga COVID-19.
Gati gjysma e të infektuarve janë ende duke marrë trajtime.
Mjekët thonë se sëmundja ka një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar koronavirusin dhe diabetikët janë më të rrezikuarit./tch
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA
Berisha: Pranimi i Pecit për dhënien e grantit, e bën edhe m...