Futbollisti kosovar do ta lë Arsenalin për t’iu bashkuar trajnerit Jose Mourinho në kryeqytetin italian
Granit Xhaka është duke i kaluar ditët e fundit në fanellën e Arsenalit. Futbollisti kosovar pritet t’i bashkohet Romës javën e ardhshme. Për këtë siguron mediumi “Sky Sports”.
“Gunners” nuk e kanë ndërmend të bëjnë zbritje për përfaqësuesin zviceran. Sidoqoftë, palët mund të merren vesh këtë fundjavë dhe mesfushori t’i bashkohet Romës javën që vjen.
Madje, pritet që 28 vjeçari t’i bashkohet ekipit të ri në kampin stërvitor në Algarve të Portugalisë. Trajneri Jose Mourinho është i vendosur ta transferojë Xhakën në kryeqytetin italian. Graniti ka arritur marrëveshje personale me Romën. Edhe marrëveshja në mes të klubeve nuk është larg të arrihet. /Gazeta Express/
Tre gazetarë të vrarë në sulmin izraelit në Libanin jugor
Media britanike “Belfast Telegraph”: Udhëtim përgjatë peizaz...
Rama takon shqiptarët që jetojnë në SHBA të shtunën
Mbahet takimi i dytë ballkanik i oftalmologëve
Rinisin bisedimet për armëpushimin në Gaza, Izraeli dërgon n...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj