Kuvendi shkarkon bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

16:14 | 21 Korrik 2021
L G

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar të mërkurën bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në votimin në të cilin morën pjesë vetëm deputetët e pozitës u shkarkuan: kryesuesi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Arsim Berisha dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.

Kujtojmë se projektligjet ndërkombëtare që u diskutuan në këtë seancë, nuk u votuan për shkak se nuk kishte kuorum në Kuvend./EO/

Të ngjashme