Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.550 testime janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 10 janë në Shkup, nga dy në Dibër dhe Kumanovë dhe një rast në Tetovë.
Po ashtu janë regjistruar edhe gjashtë të shëruar, prej të cilëve pesë janë nga Shkupi dhe një nga Tetova. ISHP nuk ka regjistruar raste të vdekjes gjatë 24 orëve të fundit.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.965 pacientë, prej të cilëve 150.243 janë shëruar dhe 5.488 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 234./Telegrafi/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë