Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion .
Sot, në rajonin e Ferizajt, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka nisur kontrollimin e komunikacionit , përmes dronit të policisë.
Vetëm gjatë muajit qershor 2021, policia ka hequr/konfiskuar 116 patentë shoferë, ndërsa nga 01.07-20.07.2021 janë hequr/konfiskuar 47 patentë shoferë , ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë bërë kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë)./arbresh.info/
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...