Agjencia Britanike Kundra Krimit të Organizuar (NCA) njofton se ka arrestuar shtatë shtetas të cilët drejtonin një grup kriminal në trafikimin e shqiptarëve drejt Anglisë.
Ky është momenti kur oficerët e NCA arrestojnë ata të cilin e konsideron si kokat e këtij grupi të strukturuar kriminal.
Martin Brant gazetar i Sky News që ndoqi këtë operacion thotë se, “objektivi kryesor i arrestimit është ky djalë 40-vjeç, i veshur me xhinse dhe T-Shirt i cili u prangos teksa po pinte birra bashkë me tre miqtë e tij në zonën e Croydon në jug të Londrës”.
Në një tjetër adresë po në Londër, Sky News filmoi edhe arrestimin e një vajze shqiptare 26-vjeçe pjese e këtij grupi kriminal.
Ky operacion ku u angazhuan 100 oficerë të NCA dhe policisë Metropolitane londineze u zhvillua në Londër, Surrey, Oxfordshire dhe Hartlepool.
Sipas NCA ky grup kriminal kishte shtrirje dhe bashkëpunonte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni.
Gjatë një periudhë 6 mujore Korrik-Dhjetor këtij grupi kriminal iu kapën personat që kishin paguar deri në 25 mijë stërlina për të hyrë në Angli.
Në muajin gusht të vitit të shkuar ata në harkun kohor të një ore tentuan përmes dy furgonëve të kalonin emigrantë shqiptarë. Ndërsa në maj 2021 pas informacioneve të marra nga Franca dhe Gjermania këtij grupi kriminal iu kap një grup tjetër shqiptarësh.
Richard Harrison drejtues i këtij operacioni të NCA thotë se, “ne besojmë se këto arrestime kanë shkatërruar këtë rrjet të organizuar kriminal që është përgjegjës për trafikimin e qindra personave në Angli ilegalisht”.
Sakaq Andrea Wilson zëvendës drejtor i NCA shprehet se, “ky operacion tregon se trafikantët e emigrantëve janë prioritet në punën e NCA”. /TCH/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...