Nga pika kufitare e Kakavijës, ambasadorja e SHBA në Shqipëri i dërgoi një mesazh agjencive ligjzbatuese në vend që të tregohen të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit.
Kim deklaroi se kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por për sigurinë globale në tërësi, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo theksoi se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë.
“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje. Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA.
Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj. Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drograve është thelbësore për sigurinë rajonale.
Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm., Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim”, u shpreh ambasadorja Kim.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...