Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane për “Euronews” tha se nëse ka vullnet politike dhe lidership në Bullgari do të mund të gjendet zgjidhje evropiane që do të ishte mirë edhe për miqësinë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe për premtimin e BE-së për rajonin dhe Maqedoninë e Veriut.
“Këtu them, “nëse” ka, për shkak se ne realizuam gjithçka që kemi mundur. Sinqerisht, nëse gjuha ime amtare, gjuha maqedonase, është arsye pse nuk mund të përafrohemi drejt BE-së, atëherë le të jetë ashtu”, tha Dimitrov.
Sipas Dimitrov, vetoja bullgare për hapjen e bisedimeve është në dëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe në dëm të kredibilitetit të BE-së.
Ai shton se nisja e bisedimeve është më se e merituar për shkak të kohës por edhe për shkak të rezultateve të arritura.
“Humbëm gjenerata në pritje drejt BE-së. E nisëm rrugën tonë për në Evropë, pas Sllovenisë dhe para Kroacisë. Dy vendet u anëtarësuan për disa vite, ndërsa ne ende po luftojmë me nisjen e bisedimeve”, tha Dimitrov./Telegrafi/
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së