Rita Ora simbol i bukurisë

12:57 | 21 Korrik 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora mori gjithë vëmendjen edhe kësaj radhe.

Në fotot e fundit, Rita erdhi tejet me stil, shkruan portali arbresh.info

“Rrugës për punë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, teksa ishte duke shkuar në premierën e filmit të ri të Kate Beckinsale Jolt në Los Angeles, Kaliforni.

Ajo kishte të veshur një bluz mëndafshi purpul, një xhaketë në stilin bolero dhe pantallona të gjere ngjyrë të zezë. Për këtë veshje normalisht nuk munguan komentet pozitive në profilin e saj.

Kujtojmë se projekti i saj i fundit është kënga “You For Me” në bashkëpunim me DJ Sigala. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme