Deputeti bullgar: Duhet të gjejmë zgjidhje për problemin me Maqedoninë në këtë kuvend

11:42 | 21 Korrik 2021
V. S.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Bullgarisë, deputeti dhe kryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov, tha se duhet të gjendet zgjidhje me Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton MIA, Ivanov thotë se Bullgaria duhet të dëshmojë qëndrueshmëri dhe guxim dhe të gjejë zgjidhje për problemin e Maqedoninë e Veriut në përbërjen e re kuvendare në Bullgari.

Sipas tij, e vërteta duhet të mbrohet por gjithashtu duhet të gjendet edhe mënyrë që bashkërisht të jemi në familjen evropiane, për shkak se, siç thotë Ivanov, ky është interesi strategjik nacional bullgar.

Ai gjithashtu theksoi se prioritetet duhet të jenë edhe menaxhimi me valën e katërt të coronavirusit dhe luftën ndaj korrupsionit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme