Paul Pogba vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përmendur edhe gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Është klubi i Paris Saint-Germainit që raportohet se është gati për të paguar 50 milionë euro për Pogban.
Sipas raportimeve nga Franca, PSG për këtë e ka informuar agjentin e lojtarit, Mino Raiolan.
Në anën tjetër, “Daily Mail” shkruan se Manchester United mund ta pranojë ofertën 50 milionëshe, pasi që Pogbas i skadon kontrata më 30 qershorit të vitit të ardhshëm dhe atëherë mund të largohet si lojtar i lirë.
Kësisoj, klubi anglez nuk dëshiron që mesfushori francez të largohet falas.
28-vjeçari te “Djajtë e Kuq” u rikthye në vitin 2016, kur u transferua nga Juventusi për 105 milionë euro. /Zeri.info
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...
Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë