Te klubi i Arsenalit së fundmit janë paraqitur disa raste pozitive me koronavirus.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi londinez ka bërë të ditur se ka dështuar udhëtimi i tyre drejt Amerikës dhe pjesëmarrja në Florida Cup.
Ky vendim është marrë pasi që te “Topçinjtë” janë paraqitur disa raste pozitive me koronavirus.
Të prekur me koronavirus janë disa anëtarë të stafit, për të cilët klubi i Arsenalit ka njoftuar se janë mirë me shëndet, asimptomatik dhe tashmë në vet-izolim.
Arsenali nuk ka bërë të ditur numrin e të infektuarve dhe emrat e tyre. /Zeri.info
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...