Google ADS

Raportohet se telefoni i Macron ishte shënjestër hakimi

22:28 | 20 Korrik 2021
KRG

Presidenti francez Emmanuel Macron është një nga disa udhëheqësit botërorë që besohet se kanë qenë në shënjestër për hakimin e telefonit duke përdorur spyëare.

Softueri, i njohur si Pegasus, infekton telefonat dhe lejon operatorët të nxjerrin mesazhe, të regjistrojnë thirrje dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofona dhe kamera, njofton Klan Kosova.

Ky lajm është pjesë e disa artikujve që thonë se mijëra njerëz të famshëm janë vënë në shënjestër.

Maroku ka mohuar akuzat pasi u shkrua se e kishte në shënjestër Macron.

Megjithatë, nuk dihet me siguri nëse softueri ishte instaluar ndonjëherë në telefonin e presidentit francez.

Numrat në listën që u përmend thuhet se përfshijnë gjithashtu edhe ato të presidentit Baram Salih të Irakut dhe Cyril Ramaphosa të Afrikës së Jugut, si dhe kryeministrat aktualë të Pakistanit, Egjiptit dhe Marokut dhe mbretit të Marokut.

Më shumë se 600 zyrtarë qeveritarë dhe politikanë nga 34 vende janë në listë, e cila thuhet se përmban 50,000 numra.

Gazeta franceze Le Monde raporton se shërbimet e inteligjencës marokene identifikuan një telefon që Macron kishte përdorur që nga viti 2017, shkruan BBC.

Të jesh në listë nuk do të thotë që programi është përdorur, por do të thotë se personi ka qenë një objektiv i mundshëm.

Presidenca franceze tha se nëse zbulimet do të ishin të vërteta, ato do të ishin shumë serioze./KK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme