Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me këtë variant.
Kjo rritje është konsideruar dramatike nga po të njëjtit, pasi dy javë më parë me këtë variant ishin të infektuar rreth 50 për qind e rasteve të reja.
“Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e varianteve të koronavirusit, është që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, derisa vaksinimi është gjëja më e fuqishme që kemi”, ka thënë mjekja Rochelle Walensky, njëherësh drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Një punonjës shëndetësor administron dozën e dytë të vaksinës “Comirnaty” Pfizer BioNTech, vaksinë kjo kundër sëmundjes së koronavirusit COVID-19, te një burrë në një qendër vaksinimi në Ronda.
Varianti Delta, është mutacion i koronavirusit që përhapet më lehtë se variantet tjera.
Fillimisht është identifikuar në Indi, mirëpo tani raste me të janë regjistruar në gjithë botën./REL/
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...