Përfundojnë 11 minutat e Bezos në hapësirë, miliarderi kthehet në Tokë

16:58 | 20 Korrik 2021
Arbresh.info

Miliarderi Jeff Bezos kreu me sukses fluturimin e tij në hapësirë të martën, duke u bërë i dyti sipërmarrës privat, pas Sir Richard Branson, që realizon një mision të tillë.

Bashkë me të, në anijen “New Shepard”, ishte edhe vëllai i tij Mark, 82-vjeçarja Wally Funk dhe studenti 18-vjeçar Oliver Daemen.

Udhëtimi hapësinor zgjati vetëm 11 minuta, prej momentin kur anija u nis nga baza Van Horn në Teksas e deri në zbritjen në Tokë në perëndim të Teksasit në mes të shkretëtirës. Pasi kapsula preku Tokën, Bezos tha: “Astronauti Bezos, dita më e bukur e jetës!”.

Dy minuta pas fluturimit, kapsula u shkëput nga raketa dhe vijoi fluturimit vertikal. Udhëtarët përjetuan rreth 4 minuta pa forcën e rëndesës dhe patën mundësi të hiqnin rripat e sigurimit për të shijuar pamjen nga dritaret. /a2/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme