Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri vizitën e saj të dytë në rajonin e shkatërruar nga përmbytja të martën ndërsa puna vazhdoi në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikën për të pastruar rrënojat dhe në gjetjen e më shumë viktimave të katastrofës së javës së kaluar.
Deri më tani, 196 njerëz janë konfirmuar të vdekur pas përmbytjeve – 165 në Gjermani dhe 31 në Belgjikë.
Merkel ka premtuar ndihmë të shpejtë financiare dhe një fokus politik të dyfishuar në frenimin e ndryshimit të klimës, raporton AP.
Të martën, kancelarja vizitoi qytetin Bad Muenstereifel, disa kilometra nga fshati i shkatërruar i Schuld, të cilin ajo vizitoi të dielën.
Me të ishte guvernatori i Nordrhein-Westfalen Armin Laschet, i parë gjerësisht si zëvendësuesi i Merkelit për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme gjermane në shtator.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi