Identifikohen edhe 5 raste me llojin “Delta” në Maqedoni

12:26 | 20 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për për shtyp tha se se në javën e fundit janë identifikuar edhe 5 raste të reja me llojin Delta.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe gjithashtu njoftoi se deri më tani janë vaksinuar 500 fëmijë kundër coronavirusit. Ministri theksoi se për t’u vaksinuar kundër coronavirusit janë regjistruar 1.800 fëmijë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme