Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëheri edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Urime dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Uroj mbarësi e lumturi në çdo familje”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Urime sot ka patur edhe nga kryekuvendari, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.
Kurban Bajrami (“Festa e Flijimit”) është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.
Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë. Por, shkaku i pandemisë ka dy vjet që këtë rit fetarë nuk kanë mundur ta bëjnë besimtarët nga Kosova dhe shumë vende të botës./arbresh.info/
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania