Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kishte takim me Dan Orian të cilit i përfundon mandati i ambasadorit të shtetit të Izraelit në Maqedoni.
Në takim, siç njoftuan nga partia opozitare maqedonase, është biseduar edhe për nevojën për përmirësim shtesë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve përmes projekteve konkrete.
“Mickoski e njoftoi Orian për gjendjen politike të brendshme në Maqedoni duke theksuar se mungesa konkrete kundër korrupsionit është ndër arsyet se pse Maqedonia nuk është tërheqëse për investimet e huaja”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE-së.
Ata shtojnë se Mickoski në këtë drejtim angazhohet për reforma sistematike.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...