759 të burgosur e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
710 nga ta janë vaksinuar me Pfizer dhe 49 me AstraZeneca.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Po ashtu janë vaksinuar edhe nga stafi i korrektues.
“Sot, në institucionet korrektuese sipas planit paraprak nga Ekipet e Njësive Shëndetësore dhe atyre korrektuese janë vaksinuar me dozën e parë të gjithë ata të burgosur, të cilët kanë dëshiruar të vaksinohen. Gjatë procesit të vaksionimit të burgosurit kanë pasur mundësinë të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin. Bazuar në evidencat e raportuara nga secila njësi, sot janë vaksinuar 759 të burgosur, prej tyre 710 me vaksinën Pfizer, ndërsa 49 me vaksinën Astra Zeneca”.
“Po ashtu, sot në të gjitha institucionet korrektuese janë vaksinuar edhe stafi korrektues dhe zyrtarë të tjerë. Prej tyre janë vaksinuar gjithsejtë 282 staf, prej tyre 281 me vaksinën Pfizer, ndërsa 1 me vaksinën Astra Zeneca. Procesin e vaksionimit të të burgosurve e ndoqen nga afër, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj”.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell