Google ADS

Bagdad, 22 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një shpërthim në tregun publik

22:13 | 19 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 47 janë plagosur në një shpërthim në kryeqytetin Bagdad, në prag të festës muslimane të Kurban Bajramit, transmeton Anadolu Agency.

Shpërthimi ndodhi në tregun publik al-Wuhaylat gjatë kohës kur kjo zonë është më e frekuentuar nga qytetarët.

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, urdhëroi autoritetet të fillojnë një hetim dhe të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme