Google ADS

Lajçak pas takimit Kurti- Vuçiq: Përfundimi i vetëm që mund të nxjerrë është se dialogu do të vazhdojë

17:59 | 19 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk është shprehur aq i lumtur pas takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai duke folur për takimin e ka cilësuar si të vështirë me qasje të ndryshme nga palët, nga i cili ka thënë se gjëja e vetme e mirë është se palët janë pajtuar për të vazhduar dialogun.

“Ishte takim i vështirë meqë kishte qasje shumë të ndryshme nga palët për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Si pasojë e kësaj kemi arritur shumë pak progres sot dhe përfundimi i vetëm që unë mund të nxjerrë pas takimit të sotëm është se dialogu do të vazhdojë”, tha Lajçak, raporton arbresh.info.

Ai në një deklaratë për medie ju ka bërë thirrje palëve që të punojnë për arritjen e një marrëveshje.

“Me palët, ne do të organizojmë takime në baza mujore.

Presim nga të dy palët të lënë pas mosmarrëveshjet e të kaluarës dhe të punojnë për të arritur një marrëveshje”, tha Lajçak.

Pas takimit kryeministri Kurti ka thënë se Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e propzuar për paqe dhe siguri ndërmjet dy vendëve./arbresh.info/

Kurti: Vuçiq nuk pranoi të nënshkruante marrëveshje ku ishin fjalët paqe dhe siguri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme